Jemi mësuar që të shohim e të dëgjojmë për vamilje jashtëzkosht të varfëra, por ajo që po kalon familja Palina është një dramë njerëzore. Familja Palina me 4 anëtarë banon në lagjen “Xhabiej” në qytetin e Shkodrës.
Realiteti është i hidhur kur mendon se kryefamiljari bashkë me djalin e tij dhe njërën prej vajzave janë të sëmurë mendor. Vajza e shtëpisë është larguar prej kohësh nga banesa dhe endet rrugëve të qytetit për të kërkuar lëmoshë.
Ndërsa kalvari i vuajtjeve për familjen vashdon me paralizimin 8 muaj më parë të nënës. Tension i lartë i dha një goditje në tru të moshuarës duke e lënë të paralizuar.
Endrra e Marsildës vajzës së shtëpisë e cila është shkëputur nga puna për tu kujdesur për nënën është të ketë një shtëpi.
Kjo familje dhe paraardhësit e saj nuk kanë patur asnjëherë shtëpinë e tyre por kanë jetuar me qera.
Ushqimet për të ngrënë familja i siguron nga komshija e cila kujdeset për ta.
Marsilda ka shumë ëndrra ndaj ajo bën një apel ndaj cdokujt.
Tanimë, varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore. Fuqitë nënës së moshuar po shterojnë çdo ditë.