Procesi i digjitalizimit të adresave në bashkinë Shkodër është drejt përfundimit. Roland Çomo specialist i Adresarit në bashkinë Shkodër shprehet se nëse qytetarët nuk do të digjitalizojnë adresat e tyre atëherë nuk do të mund të marrin shërbim në zyrat e gjëndjes civile apo dhe në zyra të tjera shtetërore. Ndërkohë problemet gjatë këtij procesi për shkak të konflikteve të pronësisë apo edhe mungesës së qytetarëve në banesat e tyre janë një shqetësim.
Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë jashtë vendit kanë mundësi gjithashtu të kryejnë procesin e digjitalizimit të adresës së tyre pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri.
Digjitalizimi i adresave ka bërë që të konstatohet një numër i madh shtetasish të huaj të cilët po jetojnë në Shkodër shprehet Çomo.
Procesi i digjitalizimit të adresave ka nisur prej 3 vitesh ku deri më tani është kryer digjitalizimi i adresave të më shumë se 90% të qytetarëve të cilët jetojnë në territorin e bashkisë Shkodër.