Komunikatë nga Policia Shkodër

1. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: • R. N. 17 vjeç, banues në Shkodër. • Gj. N. 17 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, në lagjen “Skenderbeg” Shkodër, janë kapur nga shërbimet e Policisë Shkodër në automjetin tip “Nissan” të ndaluar me targë TR 9085 D. Automjeti nuk kishte dokumentacion dhe gjatë kqyrjes së automjetit nuk i’u gjet numëri i shasisë. Automjeti u bllokua në cilësinë e provës materiale i dyshuar i vjedhur. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134 dhe 25 i Kodit Penal. — —- —– 2. Efektivat e Komisariatit të Policisë Pukë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së djeshme në qytetin Pukë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: • Ndue Luka 49 vjeç, banues në fshatin Gjegjan bashkia Pukë. Kapja dhe ndalimi i shtetasit Ndue Luka u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë me shkresë Nr.760 , datë 10.03.2016 , ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal .

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA NË ‘FB’: NËNË TEREZA NGJITI SOT QIELLIN E LAVDISË
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA E GJENERATËS TJETËR”, EDI RAMA NË SHKODËR