Drejtuesit e shkollave të qytetit të Shkodrës kanë paraqitur problematika të shumta që kanë këto institucione arsimore të cilat drejtojnë në një takim të zhvilluar me drejtorin e arsimit të bashkisë Shkodër Ergys Ivziku.
Drejtori i ri i zyrës së arsimit në bashkinë Shkodër, Ergys Ivizku premtoi se do të bëhet ndërhyrja për zgjidhjen e problemeve të shfaqura nga drejtorët e shkollave.
Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Sindis Kopliku theksoi se bashkëpunimi mes dy institucioneve është i rëndësishmëm por që ka munguar ndër vite.
Drejtorët e shkollave të Shkodrës edhe më përpara kanë paraqitur problematikat me të cilat nxënësit, prindërit dhe mësuesit përballen çdo ditë.