Operatori i Shpërnadarjes të Energjisë Elektrike për rajonin e veriut do të jetë në gatishmëri të qytetarëve natën e ndërrimit të viteve si dhe në ditët e para të janarit.
Drejtori rajonal i OSHEE Shkodër Armand Zhuka shprehet se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që të mos ketë probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Drejtori Zhuka thotë se edhe në zonat malore ku problematikat janë më të mëdha grupet e punës të OSHEE janë në gatishmëri ndërsa shpreson që kushtet atmosferike të jenë të favorshme.Në fund drejtori i OSHEE Shkodër ka një urim për gjithë qytetarët.