Musa Zeqiri, invalidi 79 vjeçar që u shkrumbua një ditë më parë nga një zjarr në banesë dyshohet se ai dhe bashkëshortja e tij që arriti të shpëtojë janë treguar të pakujdesshëm me mjetet ngrohëse. Drejtori i repartit zjarrëfikës në Shkodër Agim Ponari thotë se grupi hetimor ka gjetur në prizë një rezistencë që viktima e ka përdorur për t’u ngrohur.
Gabimi që ka bërë bashkëshortja e viktimës është hapja e dritares pasi ka rënë zjarri në banesën ku jetonin me qera. Oksigjeni që është futur përmes dritares ka shpejtuar djegien. Sipas drejtorit të zjarrëfikësve në këto raste hapja e dritares është një veprim i gabuar.
Drejtori Ponari ka një thirrje edhe për punonjësin e OSHEE Paulin Qarri i cili tha një ditë më parë se zjarri nuk ka ardhur si shkak i energjisë elektrike duke i kërkuar që të mos nguten sepse askush nuk ka fajësuar OSHEE për atë ngjarje.
Viktima dhe bashkëshortja e tij jetonin të vetmuar në një banesë me qera në lagjen Tophanë në Shkodër. Gruan e moshuar e ndihmuan banorë të zonës duke e shpëtuar ndërsa 79 vjeçari Musa Zeqiri e kishte të pamundur për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit për shkak se ishte invalid.