Drejtori i ri i spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti në ditët e para pas marrjes së kësaj detyre shprehet se furnizimi i spitalit me ilaçe është një ndër objektivat kryesor që ka nisur që ta vejë në funksion në mënyrë që të ketë sa më pak mungesë ilaçesh
Drejtori Dajti, me një eksperiencë të gjatë pune si mjek kirurg në spitalin e Shkodrës shprehet se synon që ndër të tjera të përmirësojë edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve
Lufta ndaj korrupsionit dhe ryshfeteve në spital është një tjetër objektiv parësor i drejtorit Dajti
Ardian Dajti u emërua drejtor i spitalit të Shkodrës pas dorëheqjes të Teuta Rrjollit pak ditë më parë. Pavarësisht vështirësive mjeku i njohur Dajti ka marrë përsipër këtë sfidë të re për të me idenë për të sjellë disa ndryshime pozitive në spitalin e Shkodrës.