Kultivimi i kanabisit në zonat e thella malore të Dukagjinit në Shkodër por edhe një sërë vrasjesh të ndodhura të dyshuara për drogën kanë shqetësuar shoqatën atdhetare “Dukagjini” e cila zhvilloi një takim me temë “Puna që duhet bërë për parandalimin e kultivimit e përdorimin e lëndëve narkotike. Kryetari i shoqatës “Dukagjini” Ndue Sanaj tregoi disa krime të ndodhura në Dukagjin të dyshuara për drogë.

Gjovalin Kodra drejtor i shkollës në Hot të Ri të njësisë Rrethina tha se mbetet shqetësuese fakti i përdorimit të drogës pothuajse kudo në shkollat e Shkodrës.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj fajësoi politikanët që kanë lënë në harresë zonën e Dukagjinit dhe mungesën e një zhvillimi stragjik atje.

Zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Dashamir Spaho deklaroi se mbetet shqetësuese që persona të institucioneve të ndryshme janë pjesë e krimit duke bashkëpunuar me kultivuesit e kanabisit.

Shkodra vazhdon të mbetet një pikë e kuqe në hartë për kultivimin e kanabisit, kryesisht më problem janë zonat e thella malore të Dukagjinit, Malësisë së Madhe apo Pukës e Vau Dejësit.

Artikulli paraprakSHIROKË-ZOGAJ, “ZGJERIMI I RRUGËS ËSHTË I NEVOJSHËM”
Artikulli tjetërM.MADHE, PETKU I BORËS MBULON RAZMËN