Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës Valdrin Pjetri pas analizës me zyrën e regjistrimit të pasurive në Shkodër ka zhvilluar një takim me noterët e qytetit të Shkodrës për të diskutuar mbi problematikat dhe mbarëvajtjen e punës.

57% kërkesave ose e volumit të punës në hipotekën e Shkodrës kanë të bëjnë me 9 shërbimet që tashmë merren për 48 orë dhe do synohet të ulen në 24 orë ashtu si në Tiranë.

I pranishëm në takimin me noterët ishte edhe drejtori i hipotekës së Shkodrës Genc Berhani.

Takimi me noterët dhe drejtuesit e hipotekës vijoi me dyer të mbyllura për të diskutuar mbi shqetësimet kryesore dhe zgjidhjen e tyre gjatë këtij viti.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLTARËT: SITUATA E BORËS S’U MENAXHUA
Artikulli tjetërSHKODËR, BIZNESET FASONE: JEMI NË KRIZË