Aksioni për evidentimin e asgjesimin e bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit ka vijuar sërish në ditën e shtunë e të dielë. Pavarësisht se larg vëmendjes së mediave, Drejtoria e Policisë së Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër, kanë rinisur sërish operacionin. Pasi e mbyllën më sukses dy ditorëshin e dytë të këtij aksioni, tashmë ka nisur për herë të tretë. Sipas Policisë së Shkodrës, deri më tani janë asgjesuar 55 parcela me 6.127 rrënjë kanabis sattiva.

Policia e Shkodrës ka njoftuar dhe për zonat ku është duke u ndërhyrë, pikërisht në vendin e quajtur Abat, Cilkok, Nënmavriq, Çamë e Pepaj. Ndërkohë duhet thënë që operasioni vazhdon në një terren në zona të thella malore e të pyllëzuara duke e vështirësuar punën e Policisë.

Artikulli paraprakGODITET KREU I INSPEKTORIATIT TË PUNËS AGIM SHIMAJ
Artikulli tjetërPREFEKTI: DJEGIA E MBETURINAVE E RREZIKSHME PËR SHKODRËN