Nën moton dhuro gjak për fëmijët talasemik në poliklinikën e qytetit të Shkodrës u zhvillua sesioni i radhës i dhurimit gjakut. Sasia e reduktuar në bankën e gjakut të Spitalit Rajonal gjatë këtyre muajve, synohet të zbutet me këto dhurime të qytetarëve, por edhe drejtuesve të shendetit publik.

Drejtuesi i Eko Mendje njëherësh organizatori i kësaj fushate Mirsad Basha kërkoi që qytetarët të jenë më të ndjeshëm për ti kushtuar rëndësi këtyre fushateve të cilat janë tepër të domosdoshme sepse me anë të dhurimit të gjakut shpëton jetë

Shqipëria rënditet me numrin më të ulët të dhuruesve në Europë dhe për këtë Mirsad Basha ka një apel

Dhurimi i gjakut mbetet i domosdoshëm përballe rasteve që paraqiten jo vetëm për fëmijet talasemikë, apo ata që trajtohen me dializë, por edhe për aksidentet e shumta dhe traumat që gjatë stinës së verës rriten ndjeshëm. Apeli ndaj çdo qytetari është që të bëhet pjesë e dhurimit, duke shpëtuar një jetë.

E gjjthë proçedura u krye nga mjekë të specializuar, në një ambient të sterilizuar.

Artikulli paraprakLEZHË, ERA E FORTË DËMTON VARREZAT
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS PUNA PËR “ZONËN E PRITJES”