Dy aksidente kanë ndodhur brenda një harku kohor prej 5 minutash në qytetin e Shkodrës. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 13 e 45 në afërsi të shkollës pyjore.
Një furgon ngjyrë I bardhë me targa AA 592 RA përplasi një shtetas I cili në atë moment po lëvizte me bicikletë. Sipas burimeve personi ka marrë disa dëmtime por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është dfërguar në Spitalin Rajonal ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkaq shoferi I furgonit tip Renault me targa AA 592 RA pasi I është bërë testi I alkoolit është shoqëruar për në ambjentet e drejtorisë vendore të policisë Shkodër.
Ndërkohë grupi hetimor ne vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Ndërkohë aksidenti I dytë ndodhi vetëm 5 minuta më pas në afërsi të shkollës së “Kolë Idromeno” në lagjen Perash i cili fatmirësisht u mbyll vetëm me dëme materiale.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në momentin që dy makinat po leviznin në të njëjtën korsi. Policia mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku nisi punën për zbardhjet e plotë të saj, teksa ka marrë në pyetje edhe dy drejtuesit e mjeteve.