Sistemi i Integruar me një ndalesë në Bashkinë e Shkodrës tashmë shërben edhe si një shembull për bashkitë e tjera në vend. Përfaqësues të bashkive Patos dhe Roskovec,
kanë vizituar nga afër mjediset e zyrës me një ndalesë në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa janë pritur edhe nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi.
Pas fjalëve të mirëseardhjes. Ademi ka njohur miqtë me ecurinë e shtrirjes së këtij sherbimi në një territor 51 herë më të gjërë se qyteti i Shkodrës. Brenda vitit 2016,
sistemi u shtri në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Shkodrës, ndërsa ekzistonte vetëm në qytet, Dajç dhe Velipojë.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e bashkive respektive i kanë drejtuar edhe pyetje të tjera kryebashkiakes Ademi, lidhur me aspekte të ndryshme të qeverisjes vendore, të marrëdhënieve me pushtetin qendror etj.