Katër të rinj kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit në qytetin e Shkodrës me pistoleta duke lënë të plagosur një kalimtare të rastit, shtetasen Liljana Jeremia 35 vjeçe nga njësia Rrethina në Shkodër. 35 vjeçarja ka marrë një plumb në këmbë ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar, shtetasit Arxhend Rexha 31 vjeç nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia e Veriut, Ension Buraku 28 vjeç nga Durrësi të cilët dyshohen për veprat penale “Vrasja në Rrethana Cilësuese”, “Plagosja e Lehtë me Dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

Këta tre shtetas i kanë bërë atentatet shtetasit Mirsa Meta nga njësia Rrethina Shkodër. Kjo ngjarje dyshohet se ka ardhur pas prishjes për pazare droge dhe konlfikteve të mëparshme. Këta persona janë përfshirë në një konflikt me armë në Gjermani para disa kohësh ndërsa shtetasi Mirsad Meta dyshohet se në 25 janar i ka vendosur tritol tek banesa shtetasit Ension Buraku në Durrës.

Ky i fundit është vëllai i policise Ornela Buraku në Durrës. Tre shtetasit e dyshuar si autor kanë ardhur nga një rrugicë dytësore dhe papritur nga një largësi prej rreth 20 metrash menjëherë kanë qëlluar në drejtim të Mirsad Metës. Mirsad Meta ndodhej para makinës së tij dhe sapo ka parë tre atentatorët i është kundërpërgjigjur edhe ai duke qenë se mbante pistoletë me vete.

Nga shkëmbimi i zjarrit nuk është plagosur asnjë prej tyre por një plumb ka kapur në mënyrë rastësore vetëm këmbësoren Liljana Jeremia. 35 vjeçarja ishte bashkë me motrën e saj dhe dy baxhanakët. Ata po vinin nga spitali rajonal i Shkodrës për të pirë një kafe sepse kanë të shtruar njëra fëmijën dhe tjetra vjehrrën por shtetasja Liljana Jeremia ka përfunduar vetë në spital si shkak i plumbit që mori në këmbë.

Ndërkohë një nga plumbat ka përshkuar pantollat e njërit prej personave të tjerë që ishte me 35 vjeçaren por pa e prekur në trup. Në atë orë kur ndodhi ngjarja rreth orës 22:40 në rrugë nuk kishte lëvizje, as në qendër të qytetit ku pati shkëmbim zjarri. Janë rreth 10 gëzhoja plumbash pistolete të sekuestruara nga policia. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe efektivët kanë arritur që të identifikojnë autorët dhe kanë arritur që të kapin 3 prej tyre në aksin Tiranë-Durrës.

Në vendngjarje plumbat kanë goditur edhe xhamin e parë dhe të pasëm të një makine makinës së shtetasit Mirsad Meta i cili është i shpallur në kërkim për përplasjen me armë ndërsa brenda mjetit ka lënë portofolin dhe disa sende të tjera. .

Artikulli paraprakARDI VELIU PARA VETTINGUT: KAM PRENOTUAR APARTAMENT 79 MIJË EURO…POR AKTUALISHT JETOJ ME GRUAN ME QIRA
Artikulli tjetërPD, ISH DEPUTETJA ULQINAKU REAGON PËR NGJARJET KRIMINALE