Në Shkodër janë arrestuar nga policia dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim pasi të dy ishin dënuar nga gjykata me burg.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër kapen dhe ndalohen shtetasit në kërkim: Altin Logu, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, pasi Gjykata Apelit Shkodër e ka denuar me 7 vite burg me vendim nr 237, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Qani Hamzaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë, nr. 513 datë 20.09.2017, e ka dënuar 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 284, 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR, “BASHKIA MË TRANSPARENTE 2017”
Artikulli tjetërOBJEKTIVAT DHE PERFORMANCA E OSHEE SHKODËR