Lehtësimi i masave dhe hapja e kufijve të disa shteteve të Europës ka bërë që agjencitë e udhëtimeve të rrisin çmimin e biletave të transportit ajror. Që pas këtij lajmërimi një biletë për të udhëtuar nëpër këto vende arrin dyfishin e çmimit krahasuar me muajt e fundit shprehet Genta Mustali, operatore turistike.

Në dy javët e fundit vihet re një rritje e lehtë e të interesuarve për udhtime brenda vendit ose në vendet e rajonit por sërish janë të pamjaftueshme dhe agjencitë vijojnë të jenë në vështirësi ekonomike shprehet Mustali.

Për sa i përket turistëve të huaj deri më tani nuk ka asnjë rezervim tek kjo agjnci ndërsa edhe në agjencitë e tjera ose nuk ka ose rezervimet janë tejet të pakta.

Me lehtësimin e masave anticovid dhe hapjen e kufijve në një pjesë të vendeve të Europës agjencitë turistike shpresojnë që të ketë rritje të fluksit të punës.

Artikulli paraprakARSYETIMI I PLOTË I DASH/ PSE SHPALLEN “NON GRATA” BERISHA DHE FAMILJA E TIJ
Artikulli tjetërKUR RAMA E PYESTE BERISHËN “A E KALON DOT OQEANIN” DHE ALUDONTE SE ISHTE I PADËSHIRUAR NGA SHBA, JA PËRGJIGJJA E ISH-KRYEMINISTRIT