Të sëmurët kardiak janë dyfishuar në qytetin e Shkodrës. Shefi i kardiologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës Edi Smajlaj tregon se rastet e të sëmurëve me zemër janë shtuar ndjeshëm.
Shkak për fluksin e të prekurve nga problemet kardiake janë bërë temperaturat e ulëta të ditëve të fundit. Shefi i kardiologjisë në spitalin e Shkodrës shprehet se ka patur edhe raste të komplikacioneve të rënda por deri më tani nuk ka shtetas që kanë humbur jetën. Kardiologu Smajlaj jep edhe këshillat e tij për të sëmurët me zemër.
Në çdo rast të çdo shqetësimi kardiak, këta persona duhet që të paraqiten menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës për të bërë kontroll dhe për të marrë mjekimin e duhur.