Mësimi në disa zona të thella vazhdon të mbetet i pezulluar. Morena Tirana, përgjegjëse e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër shprehet se mësimi vazhdon të mbetet i pezulluar në 17 shkolla anekse në fshatrat Pult, Shosh, Temal dhe Shkrel. Shkak vazhdon të mbetet rruga e bllokuar nga reshjet e borës.
Ndër të tjera, Morena Tirana shton se shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme në qytetin e Shkodërs kanë filluar mësimin normalisht.
Në disa zona malore, mësimi vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i reshjeve të borës të rëna në ditët e fundit. Një nga arsyet pse nxënësit braktisin shkollën është edhe ngrohja e pamjaftueshme në disa shkolla kryesisht në zonat e thella të qarkut