Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë që përfshiu qytetin e Shkodrës në mëngjesin e kësaj të shtune shkaktoi dëmet më të shumta kryesisht në lagjen “Rus”. Era e fortë bëri që të thyhen disa degë të pemëve. Ndërkohë, qytetarët menjëhre pas stuhisë janë angazhuar për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve.
Njësoj si edhe një vit më parë, era e fortë theu disa degë edhe në unazën perëndimore të qytetit.
Stuhia e erës përfshiu edhe bashkinë Malësi e Madhe, ku pati reshje të dendura breshëri për disa minuta ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera.
Ndryshimi I stinëve po shoqërohet me mot të vranët dhe reshje shiu në të gjithë rajonin verior. Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu të herë pas herëshme. Ndërsa një situatë si kjo e sotshmja duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për institucionet që të marrin masat e duhura për emergjencat gjatë stinës së dimrit