Është zhvilluar për të 14-in vit me radhë në Shkodër aktiviteti “Lojëra Popullore Fest”. Këtë radhë ky aktivitet që sjell traditën e Shkodrës, Kosovës, shqiptarëve të Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut por edhe trevave të tjera u zhvillua në pikën turistike të Shirokës në një mbrëmje të bukur…

Organizatori i “Lojërave Popullore” Kastriot Faci tregon për risitë e edicionit të 14-të…

Kryetari i jurisë në “Lojërat Popullore” Sejmen Gjokoli thotë se traditat e shqiptarëve në të gjitha trevat duhen ruajtur dhe ky aktivitet është i duhuri…

Skënder Thaçi i cili drejton grupin AKV Minatori Kishnicë në Kosovë, fitues të edicionit të kaluar shprehet se e rëndësishme është që aktiviteti “Lojërat Popullore” të vijojë gjithmonë…

Në fund të aktivitetit fitues i “Lojëra Popullore Fest” për vitin 2021 u shpall qendra kulturore “Ana Morava Viti” nga Kosova që sollën valle burimore, potpuri me këngë e valle me lojëra popullore si dhe valle koreografike me motive nga Ana Morava. Të pranishmit në sheshin e Shirokës përjetuan një mbrëmje emocionuese, me këngë, valle e lojërat popullore të traditës.

Artikulli paraprakVRITET 19 VJEÇARJA SHQIPTARE NË TUZ TË MALIT TË ZI
Artikulli tjetërSKENDERBEU-VLLAZNIA 0-0, BRDARIÇ: MUND TË BËNIM MË SHUMË