Kjo është një prej 9 historive të dhunës ndaj grave dhe vajzave që u rrëfyen përmes artit përpara disa të rinjve shkodran. “Untold Stories”, “Historitë e Patreguara” është një projekt që po zbaton qendra “Tirana Art” në 14 qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shkodra është qyteti i katërt ku historitë reale të grave dhe vajzave të dhunuara shfaqen përmes artit duke zgjedhur artin si mjet edukues dhe ndërgjegjësues në një kohë kur dhuna ndaj grave sa vjen dhe rritet shprehet Jona Dividi e qendrës “Tirana Art”.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i cili mori pjesë në këtë aktivitet shprehet se bashkia Shkodër do vijojë të jetë në mbështetje të grave dhe vajzave të dhunuara ndërsa kërkoi të njëjtën qasje edhe nga institucionet e tjera përgjegjëse.
Robert Gajda, komisioner për mbrojtjen ndaj diskriminimit në Shqipëri tha se një prej arsyeve përse dhuna ndodh në vendin tonë është nga mos të kuptuarit nga një pjesë e shoqërisë.
Nëntë artistë shqiptar sollën historitë reale të grave dhe vajzave të dhunuara përmes këtyre pjesë të artistike, projekt i cili do vijojë edhe në 10 qytete të tjera të Shqipërisë.