Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në kuadër të promovimit të prgrameve të studimit që ofron ka zhvilluar ekspozitën “Modelim jashtë kornizave” në sheshin para Bashkisë Shkodër. Për nxënëset e grupit Tekstil-Konfeksion përfshirja në aktivitete të tilla promovuese është e rëndëishme edhe për formimin e tyre profesional.

Nxënësit e moduleve Bizhuteri, Qendistari dhe Dizajn para qytetarëve shkodranë, krijuan punime dore, ku tregonin aftësitë profesionale të fituara në shkollën “Hamdi Bushati”.

Prej 1 muaji, nxënëist e kësaj shkolle kanë zhvilluar takime në të gjitha shkollat 9-vjeçare të qytetit për të shpërndarë infrormacion mbi mundësitë e punësimit të të rinjve falë arsimit profesional që shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ofron.

Artikulli paraprakNDOTJA NË KUNE VAIN, REAGON INSPEKTORIATI I MJEDISIT
Artikulli tjetërSHKODËR, “PËRFSHRIJA E TË RINJVE NË POLITIKË”