Skuadrat e Vllaznisë të volejbollit femra përmes një konference për shtyp kanë bërë të ditur se objektiv këtë sezon për skuadrën e të rriturave, U-20 dhe U-18 objektiv është titulli kampion dhe prodhimi i lojtareve cilësore për ekipin e parë. Kapitenia e të rriturave Sara Beci shprehet se volejbollistet e Vllaznisë këtë sezon janë një ekip më i kompletuar.
Trajneri i ekipit U-20 të Vllaznisë në volejboll për femra Ferdinand Bardeli tregon se objektiv mbetet formimi i lojtareve cilësore shqiptare në mënyrë që Vllaznia të mos jetë një ekip që të synojë lojtaret e huaja siç po ndodh rëndomë me ekipet shqiptare.
Edhe trajneri i 18 vjeçareve të Vllaznisë Fatjet Haxhagiçi thotë se ekipi i tij objektiv të vetëm ka titullin kampion dhe furnizimin me lojtarë për të rriturat.
Javën e kaluar tri ekipet e volejbollit të femrave arritën fitore secila ndërsa të njëjtën gjë synojnë edhe në përballjet e radhës që kanë këtë javë.