Ekspozita “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” u hap edhe në qytetin e Shkodrës nga profesor Luan Tashi e mundësuar nga departamenti i historisë dhe i arteve i universitetit të Shkodrës. Pas një pune kërkimore disa vjeçare në arkiva, muze, libra dhe shumë vende të tjera autori ka arritur që të mbledhë imazhe të një cilësie të lartë të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me të cilat vendosi të vijë për publikun përmes një ekspozite të hapur në rektoratin e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Profesor Tashi shprehet se ka vërejtur nga puna e tij kërkimore se figura e Skenderbeut ka një rëndësi të madhe në historinë botërore.

Figura e Skenderbeut shprehet profesor Tashi nuk është edhe aq prezente në Shqipëri dhe kërkon që të zhvillohen më shumë aktivitete historike e kulturore kushtuar heroit kombëtar.

Kjo ekspozitë sjell imazhe të Skenderbeut që mund të jenë të njohura për një pjesë të publikut por vijnë për herë të parë përmes një cilësie të lartë duke krijuar kureshtje tek ata që vizituan këtë ekspozitë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PREZANTOHET PLANI I MENAXHIMIT NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetërSHKODËR, MATURANTËT TAKIM PAS 55 VITESH