Kjo dhomë e errët është vendi në të cilën kaluan gjysmën e jetës dinastia Marubi. Ndërsa këto paisje që datojnë edhe një shekull më parë prodhuan të gjitha fotografitë e Marubve që sot janë një pasuri e vyer kombëtare. Për herë të parë fototeka kombëtare Marubi vendosi që të ekspozojë paisjet me të cilat punuan Marubët si dhe kutitë ku vendoseshin negativët. Drejtori i muzeut Marubi, Luçian Bedeni shprehet se këto paisje më përpara ruheshin lagështirë dhe kushte tejet skandaloze…
Orestia Kapidani është kuratorja e ekspozitës thotë se kjo ekspozitë përveç mjeshtrisë së Marubve tregon edhe vështirësitë se si këto paisje mbijetuan mes peripecuve të tranzioneve në Shqipëri…
Në ditët në vazhdim përmes paisje me të cilat punuan Marubët për fotografitë e tyre do të vihen në funksion për të parë se si kryhej i gjithë procesi i fotografive asokohe.