Në “Galerinë e Arteve” në Shkodër u hap ekspozita e veçantë e kartolinave historike “Shqipëria një herë e një kohë” e organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër. Në këtë ekspozitë u prezantuan më shumë se 220 kartolina më pamje të qytetit të Shkodrës dhe qyteteve të tjera gjatë viteve 1900. Koleksionisti Mehmet Diktas thotë se hapja e kësaj ekpozite në Shkodër ka një kuptim të veçantë ndërsa tregon edhe lidhjet që ka me Shqipërinë.

Ambasadori I Turqisë në Shqipëri, Murat Yoruk vlerëson punën e koleksionistit Mehmet Diktas.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, drejtori I Institutit “Yunus Emre” në Shkodër Zafer Kiyici dhe drejtori I “Galerisë së Arteve” Fatmir Juka të cilët trajtuan rëndësinë e kësaj ekspozite.

224 kartolinat e viteve 1900 me pamje të fotografive të dinastisë Marubi I përkasin kartolina të shkodranëve por edhe nga shqiptarë të tjerë apo edhe nga të huaj që kanë jetuar apo kanë kaluar në Shqipërinë e asaj kohe dhe kanë blerë këto kartolina për t’ja dërguar të afërmve apo miqve të tyre. Të gjitha kartolinat janë koleksionuar në Turqi për vite me radhë nga koleksionisti Mehmet Diktas.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT DAKORD PËR HEQJEN E QESEVE PLASTIKE
Artikulli tjetërEGNATIA-VLLAZNIA, PJESA E PARË MBARON ME REZULTATIN 1-0