Në kuadër të Javës së Pavarësisë, në muzeun historic “Oso Kuka” u hap ekspozita “Moll’ e Ndalume”. Në këtë ekspozitë të veçantë u paraqitën objekte personale të poetit dhe prozatorit Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tregon rëndësinë e kësaj ekspozite ndërsa fton qytetarët ta vizitojnë gjatë 3 muajve në vazhdim.

Amila Gjyrezi, drejtore e muzeut historic “Oso Kuka” tregon se ekspozita lidhet edhe me 110 vjetorin e lindjes së “Migjenit”

Kuratori I ekspozitës Emanuel Palushaj jep disa detaje të tjera në lidhje me objektet e paraqitura në ekspozitë.

Në vitet qe jetoi, Migjeni ishte një zë krejtësisht novator dhe ndikoi ndjeshëm me vargjet e tij. Ai ishte ndër të rrallët shkrimtarë të asaj kohe, i cili me artin e tij shprehu në mënyrë të drejtpërdrejtë pakënaqësitë e tij rreth realitetit shoqëror.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PREMIERA E FILMIT SHKËMBIMI NGA DRILON HOXHA
Artikulli tjetërSHKODËR, FORUMI DEMOKRATIK I GRUAS TAKIM PËR DHUNËN