Tre studente të departamentit të arteve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë hapur një ekspozitë tek biblioteka e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”. Studentet që hapën këtë ekspozitë tregojnë se idea ishte e tyre dhe se në të ardhmen do të vijojnë që të ushtrojnë pasionin e tyre për pikturën

Këto ekspozita të studentëve të departamentit të arteve apo edhe aktivitete të tjera kulturore që vijnë herë pas here nga ana e tyre shërbejnë jo vetëm për evidentimin e talenteve të rinj dhe artistëve të ardhshëm por edhe për t’i ballafaquar ata që në këto hapa të parë të tyre me publikun e gjërë.

Artikulli paraprakVELIPOJA ÇEL SEZONIN ME 2 QERSHOR
Artikulli tjetërSHKODËR, MËSOHEN EMRAT E 6 NËNKRYETARËVE TË PD