“Trupi e drejta ime” është nisma e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri, organizëm i OKB-së i cili solli në Shkodër një ekspozitë me punime artistike të fotografëve dhe ilustruesve të rinj mbi autonominë e trupit.
Punimet mbi autonominë e trupit u shfaqën në një zonë dedikuar këmbësorëve në sheshin përpara bashkisë Shkodër. Elsona Agolli, analiste programi për çështje gjinore dhe popullsinë tregon se përmes artit të rinjtë që bënë këto punime kërkojnë të ndërgjegjësojnë shoqërinë kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore.
Është e rëndësishme tha Agolli përfshirja dhe angazhimi përmes artit i të rinjve në temat kundër dhunës për të ndikuar më pas edhe tek e gjithë shoqëria.
Trupi yt është i YTI. Kurrë mos e harro këtë! Fuqizoje veten dhe të tjerët përreth teje, janë disa prej mesazheve që kërkon të përcjellë kjo ekspozitë mbi autonominë e trupit.