Tridhjetë artiste greke dhe një shqiptare hapën ekspozitën “Duke thurur të ardhmen” në Galerinë e Arteve në Shkodër. Artistet greke shfaqen krijimtarinë mbi 20 vjeçare përmes punimeve të tyre që janë edhe një trashëgimi e pasur kulturore. Kuratorja e ekspozitës, artistja greke Efi Michalarou tregon se si lindi idea për këtë ekspozitë fillimisht në Greqi e më pas edhe në Shqipëri.

Artistja e vetme shqiptare që është pjesë e kësaj ekspozite Beskida Kraja, një shkodrane e afirmuar në artin pamor ndjehet krenare që përfaqëson Shqipërinë mes 30 artisteve greke, aq më tepër me piktura që sjellin artin e thurjes që në Shkodër është një traditë e hershme.

Ekspozita kolektive e titulluar “Duke thurur të Ardhmen Pjesa III”, u fokusua në natyrën dhe krijimtarinë femërore. 30 artistet gra morën pjesë me mjete të ndryshme shprehëse: pikturë, skulpturë, instalime, fotografi, video dhe shfaqje.

Duke u nisur nga zakonet dhe traditat vendase, ato i transformuan këto metoda, duke përfshirë qëndisjen, tezgjahun, thurjen dhe qepjen, leshin, kanavacën, fijet dhe pëlhurat, në një mënyrë të re në vepra të artit bashkëkohor.

Artikulli paraprakSHKODËR, PLAGOSET ME ARMË 54 VJEÇARI: NUK KAM KONFLIKTE
Artikulli tjetërSHKODËR, MBRËMJE KULTURORE “PAQE PËR TË GJITHË”