Këto janë disa prej qilimave që prodhohen nga duart e arta të grave dhe vajzave shkodrane që jetojnë në Zogaj.

Tashmë të njohur edhe ndërkombëtarisht për ruajtjen e kësaj vlere të trashëgimisë kulturore përmes një punishteje të vogël në Zogaj, Instituti turk i Kulturës në Shkodër Yunus Emre zgjodhi të organizojë një ekspozitë me këto qilima të quajtur “Gjuha e Përbashkët e Qilimave”.

Studente të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” preferojnë që kohën e lirë t’ia përkushtojnë punës së bukur të tezgjahut në Zogaj…

Qilimat dhe produktet e tjera që prodhohen në punishten e vogël në Zogaj janë vetëm falë përkushtimit dhe këmbënguljes të Nebije Qotaj e cila edhe pse me vështirësi ia arriti që të ndërtojë diçka për të ruajtur këtë traditë dhe kultur të bukur.

Në fund Nebije Qotaj u vlerësua nga Instituti turk i Kulturës Yunus Emre për kontributin e saj me prodhimet përmes tezgjahut.

Artikulli paraprakSTUDENTËT, PROTESTA SHOQËROHET ME TENSIONE
Artikulli tjetërBABAI U HEDH BENZINË FËMIJËVE TË MITUR PËR T’I DJEGUR NDERHYN POLICIA