Festivali i Filmit “Ekrani i Artit” solli në Shkodër një ekspozitë të artistes së njohur italiane Maria Lai dhe një dokumentar kushtuar asaj realizuar nga regjisorja italiane Maddalena Bregani e cila ishte e pranishme në mjediset e Art House në Shkodër ku u shfaqën pikturat e Maria Lai dhe dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së saj.

Kuratorja e ekspozitës së Maria Lai, Melisa Ballata tregon se veprat e artistes italiane janë të rëndësishme sepse është ndër emrat më të mëdhenj të asaj që quhet art relacional.

Në mjediset e Art House, regjisorja italiane Maddalena Bregani zhvilloi edhe një bashkëbisedim me të pranishmit rreth artit dhe artistes italiane Maria Lai.

 

Artikulli paraprakPS SHKODËR, BILALI: BASHKIM, ME NDASI NUK SHKOJMË KUND
Artikulli tjetërDEKRETIMI NGA PRESIDENTI META I ANËTARIT TË 13 NË GJYKATËN E LARTË, AMBASADORJA YURI KIM: HAP I MADH PËR REFORMËN NË DREJTËSI