Në kuadër të aktiviteteve për ditën ndërkombëtare të familjes, shtëpia e fëmijës 6 – 18 vjeç në Shkodër, ka organizuar një ekspozitë.
Fëmijët kishin realizuar punimet e tyre artizanale dhe për nëndrejtoren pranë kësaj shtëpie Raimonda Draçini, ato kanë kryer një punë të mrekullueshme.
Apeli vijon të jetë ndaj institucioneve të ndryshme, që vëmendja dhe kujdesi të jetë më i madh ndaj fëmijëve të kësaj shtëpie.