Instituti “Yunus Emre” (Jonus Emre) ka shfaqur ekspozitën e fotografisë arkeologjike të quajtur “Gobeklitepe, Njeriu dhe Jeta” që i dedikohet vendbanimit të Gobeklitepe që daton 12 mijë vite më parë dhe i restauruar kohët e fundit.

Ekspozita e hapur në Shkodër përmban pamje të këtij zbulimi që zë vend në listën e Mrekullive Botërore i cili është emërtuar si banimi Neolitik V52 thotë drejtori i “Yunus Emre”, Zafer Kiyici (Zafër Këjëxhë).

“Sipërfaqja arkeologjike Göbeklitepe, ndodhet në afërsi të fshatit Örencik (Ërenxhik), në 18 km largësi nga qendra e qytetit të Şanlıurfa (Shan Lu Urfa). Zona u zbulua në vitin 1963 gjatë një studimi të kryer me bashkëpunim të Universitetit të Stambollit dhe Chicagos dhe u emërtua si “Banimi Neolitik V52”.

Vlera e vërtetë e zonës nisi të shfaqej me gërmimet e nisura pas vitit 1994. Pas këtyre studimeve, u kuptua që Göbeklitepe ishte një qendër kulti që datonte deri në 12000 vjet më parë. Në mesin e afërsisht 20 strukturave të rrumbullakëta dhe ovale, me diametër që shkon deri në 30 metra, ekzistojnë 2 kolona në formë “T”, me lartësi 5 metra, të pavarura nga guri gëlqeror.

Në muret e brendshme të strukturave ka edhe kolona më të vogla. Të dhënat shkencore mbi Göbeklitepe japin informacion të rëndësishëm nga studimet arkeologjike që kërkojnë rivlerësimin e kornizës teorike dhe datimin e periudhës neolitike”.

Gobeklitepe është një gjetje e rëndësishme arkeologjike shprehet drejtori i “Yunus Emre” (Jonus Emre).

“Mendohet se Göbeklitepe, me vendndodhjen, dimensionet, datimet dhe strukturat monumentale të tij përbën një zonë të shenjtë unike për periudhën Neolitike. Duke mbetur e paprekur në mjedisin e saj natyror për 12000 vjet, zona dhuron gjetje të rëndësishme arkeologjike.

Pamjet e Göbeklitepe që mbushi vitin e parë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO dhe bart veçorinë e të qenit “pika zero e historisë” do të jenë të hapura për vizitorët në sallën e ekspozitës së Institutit Yunus Emre Shkodër deri më datë 6 mart 2020”.

Studiuesit ende nuk e shpjegojnë si është mundur që një sipërmarrje e tillë si Gobeklitepe të jetë konceptuar pa teknologjinë më bazike, kur ende rrota nuk ishte shpikur. Cilësohet tashmë si tempulli i parë në historisë së njerëzimit, i ndërtuar rreth 12 mijë vjet më parë, shumë përpara piramidave me të vjetra, por edhe kompleksit të famshëm të Stonehenge në Angli.

Artikulli paraprak“GALERIA E ARTEVE” SHKODËR, EKSPOZITË E SERVET DËRGUTIT
Artikulli tjetërVIDEO/ VANDALIZËM NË “AIR ALBANIA STADIUM”! FSHF PUBLIKON PAMJET E DËMEVE DHE KËRKON VEPRIMIN E LIGJIT