Zbehja e njohjes së të rinjve për rrënjët e tyre familjare ka bërë që medreseja e djemve “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër të zhvillojë një ekspozitë ku në qendër të saj është pema gjeneaologjike. Mësuesi që organizoi këtë aktivitet Evans Drishti shprehet se ka një ç’rregullim të familjes vitet e fundit dhe mosnjohje të rrënjëve nga të rinjtë për shumë arsye.
Njohja e pemës gjeneaologjike është një domosdoshmëri për brezat thotë mësuesi Drishti për të ditur se kush jemi.
Një prej maturantëve të medresës Anfi Ymeraj tregon se po harrohen rrënjët familjare dhe duhet të riforcojmë lidhjet fisnore.
Përveç pemës gjenealogjike të familjeve të tyre, nxënësit kanë bërë edhe pemën e rrënjëve të familjeve të tyre duke njohur se kush janë të parët e tyre dhe se cila është historia familjare prej nga rrjedhin.