Nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në qytetin e Shkodrës kanë hapur një ekspozitë me piktura në këtë fundvit. Punimet e tyre i kushtohen kryesisht pikërisht festave të fundvitit por ka edhe tematika të tjera shprehet mësuesja Esmerilda Harovi e cila ka udhëhequr disa prej nxënësve në këtë ekspozitë të realizuar

Mësuesja Ilda Gjinaj e cila gjithashtu ka ndjekur realizimin e kësaj ekspozite tregon se pikturat janë sjellë nga nxënës të vitit të parë, të dytë dhe vitit të tretë me teknika dhe zhanre të ndryshme.

Edhe më përpara nxënësit e shkollës “Prenk Jakova” të pikturës kanë hapur ekspozita të ndryshme duke provuar veten por edhe duke tentuar që të afirmohen edhe të nisin kështu karrierën në artin pamor.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZYRA E ARSIMIT ZHVILLON AKTIVITETIN E FUNDVITIT
Artikulli tjetërDY GODINA TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR HIDHEN NË ERË ME TRITOL