Drama “Eldorado” pas disa qyteteve të Shqipërisë u shfaq edhe në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, një vepër e dramaturgut të njohur gjerman Marius Von Mayenburg (Majenbërg) e shkruar në vitin 2006, e përkthyer nga Pandeli Pani dhe me regjinë e Stefan Çapalikut.
Kjo dramë ka në fokus oligarkët dhe përvetësimin që ata kërkojnë ndaj gjithçkaja pa marrë parasysh se shkatërrojnë natyrën apo edhe mijëra njerëz ndërsa vë në dukje edhe mënyrën e jetesës së tyre që nuk është aq e qetë sa mund të duket. Drama flet për një tregtar të madh pasurish i cili në përpjekje për t’u bërë edhe më i pasur shkon në falimentim përmes spekulimeve.
Pyetja që shtron kjo dramë është se si mund të shkatërrojmë gjithçka në emër të demokracisë perëndimore duke lejuar dhunën e pafundme si ndaj pasurive natyrore por edhe ndaj njerëzve. Kjo dramë thotë regjisori Çapaliku ka një ngjashmëri me realitetin shqiptar por edhe me qytetin e Shkodrës, i shkatërruar që në komunizëm por edhe në këto 30 vite të tranzicionit
Regjisori tregon misionin që ka drama “Eldorado”.
Roli i teatrit është pikërisht edukimi shprehet regjisori Çapaliku
Në dramën “Eldorado” interpretuan aktorët Ervin Doko, Suela Bako, Besi Bitraku, Andja Xhunga, Ledian Gjeçi dhe Ina Morinaj. Kjo dramë erdhi në kuadër të “Tetorit Gjerman” e mbështetur nga qendra “Gëte” në Tiranë ndërsa Shkodra ishte ndalesa e fundit pas Durrësit dhe Tiranës e këtij projekti teatror.