Këngëtarja Rezarta Smaja e cila fitoi edicionin e gjashtë të festivalit “Luleborë” në Shkodër thotë se është emocinuar me vlerësimin që i bëri juria. Kompozitori Florent Boshnjaku tregon se është hera e parë që ai merr një çmim kaq të rëndësishëm në një qytet si Shkodra…
Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka e cila njëkohësh ishte edhe regjisore e festivalit “Luleborë” thotë se të gjitha këngët meritonin një çmim…
Moderatorja e festivalit “Luleborë” Rosela Gjylbegu e cila moderoi bashkë me gazetarin Enkel Demi shprehet se ndjehet e lumtur që ishte në qytetin e saj në këtë festival kaq të rëndësishëm ndërsa interpretoi për herë të parë dy këngë të mjeshtrit Simon Gjoni të pakënduara asnjëherë më parë…
Në festivalin e gjashtë “Luleborë” në teatrin “Migjeni” konkruaun 16 artistë ndërsa në fund fituese u shpall Rezarta Smaja me këngën “Si në Ëndërr”.