Shkollat në Shkodër po kthehen në një burim të përhapjes së virusit Covid 19. Këtë gjë e bën të ditur Dhurata Hysa epidemiologe në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër. Kryesisht më shqetësuese paraqitet situata në shkollat 9 vjeçare shprehet epidemiologia për shkak të mos zbatimit të rregullave anti Covid.

Dy raste në ditë rezultojnë pozitive vetëm nxënësit e shkollave ndaj në këto raste bëhet hetimi epidemiologjik në të gjithë klasën thekson epidemiologia Hysa.

Deri më tani në qarkun e Shkodrës janë aktive 477 raste duke u radhitur në vendin e katërt në rang kombëtar me numrin më të lartë të infektimeve me virusin Covid-19.

 

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ SAPO U KTHYE NGA ITALIA, ZHDUKET 24-VJECARJA
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKOLLA PYJORE AKSION PËR MBJELLJEN E PEMËVE