Pedagogu dhe aktivisti i njohur Erion Kristo mori pjesë në një prej takimeve me të rinjtë e akademisë së lidershpit rinor në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës. Kristo mbajti një bisedë mbi temë “Lidership dhe Motivim” para të rinjve të pranishëm.

Kristo shprehet se është e nevojshme që të kemi një lidership të ri jo vetëm në politikë por në të gjitha fushat.

Pedagogu Kristo shprehet se ka të rinj që e kalojnë kohën në kafe por ka edhe nga ata që dëshirojnë të përparojnë por natyrshëm kanë vështirësi sepse sipas tij Shqipëria është e kapur për fyti.

Ka ardhur koha për një Shqipëri tjetër thotë pedagogu Kristo pavarësisht tentativave që vijnë ngado për t’i bërë të rinjtë që të largohen nga vendi i tyre.

Gjatë takimit të rinjtë e pranishëm patën mundësi t’i drejtojnë pyetje të ndryshme pedagogut dhe aktivistit Erion Kristo duke marrë edhe përgjigjet e tij përveç këshillave që dha për lidershipin dhe motivimin.

Artikulli paraprak“NDERI I QARKUT SHKODËR” PËR 8 MARTIRËT E ZAGORËS
Artikulli tjetërROTARY CLUB, KONKURSIN E IDEVE E FITON “PJETËR MESHKALLA”