Gjakmarrja është një fenomen që ende eksiston në vendin tonë, por që është në rënie vitet e fundit. Edhe për qarkun e Shkodrës shifrat janë shpresdhënëse. Pohimi vjen nga kreu i shoqatës së pajtimit të gjaqeve Nikollë Shullani

I cili tregon se deri 4 vite më parë numëroheshin mbi 160 familje në gjak ndërsa sot numri ka rënë në 83. Sa i takon familjeve të ngujuara nga 67 që ishte në qark sot ky numër ka rënë dukshëm deri në 40 familje të ngujuara

Shullani ka edhe nje apel për të gjithë ato familje të cilat vuajnë nga hasmëria, të falin dhe ti drejtohen dyerve të pajtimit, sepse Shkodra nuk e meriton këtë shprehet Shullani

Ndërkohë Shullani beri thirrje qe para se te shkohet ne aktin e vrasjes per cdo problem te kontaktohet me misionaret e paqes dhe cdo konflikt te mbyllet pa mberritur ne vrasje.

Artikulli paraprak1 MAJI, BSPSH: SHKODRA KRYEQYTETI I TË PAPUNËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, PD THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROTESTË