Ky është Luan Trashani një prej biçiklistëve më të vjetër të qytetit të Shkodrës. Zanatin e biçiklistit Luani e ka trashëguar nga babai i tij i cili që në vitin 1947 ka punuar edhe ai si biçiklist. Në vitin 1990 dyqani i vogël për riparimin e biçikletave i familjes Trashani ishte i pari në qytetin e Shkodrës. 54 vjeçari tregon se si u “dashurua” me këtë profesion.
Fillimet në këtë profesion ishin të vështira thotë biçiklisti.

Me krenari 54 vjeçari shprehet se dëshira që djali i tij të trashëgojë zanatin e gjyshit është bërë realitet. Prej kohësh djali i Luanit punon në të njëjtin profesion si i ati.

Përdorimi i biçikletës në qytetin e Shkodrës është një traditë e cila është trashëguar prej kohesh. Qytetarët e Shkodrës vazhdojnë t’a ruajnë me fanatizëm simbolin që ka biçikleta për qytetin.

Artikulli paraprakSHKODËR, PREZANTOHET KODI I STANDARDEVE PËR SHOQATAT
Artikulli tjetërADEMI: E PAQARTE NGA VENDIMI I KUSHTETUESES PER ZGJEDHJET