Në familjen Milani me banim në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës koha ka ndalur. Anëtarët e familjes, Valbona Milani kryefamiljarja bashkë me nënën e saj të paralizuar dhe dy fëmijët jetojnë në një shtëpi të amortizuar e cila nga momenti në momen rrezikon ti zërë poshtë. Në këtë familje varfëria është ulur këmbë kryq.
Ata jetojnë me 70 mijë lek të vjetra pension që merr nëna e Valbonës e cila është e paralizuar. Ndërkohë ndihma sociale prej 35 mijë lekësh të vjetra i është hequr duke i thënë kryefamiljares se nuk e përfiton sepse je e aftë për punë.
Për të mbajtur frymën gjallë cdo natë Valbona del e mbledh kanoce nepër kazanet e mbeturinave.Sa për ushqim, shpresa është vetëm tek njerëzit humanë që u falin ndonjë gjë.
Valbona është e divorcuar nga bashkëshorti i cili i ka braktisur atë bashkë me fëmijët.Teksa tregoi historinë e saj të trishtë Valbona bëri edhe apel për ndihmë.
Valbona Milani është me origjinë nga fshati Postribë ndërsa 4 vite më parë bashkëshorti i saj i strehoi në këtë banesë te shtetit.Shtëpia ka ardhur duke u amortizuar së tepërmi saqë ndonjë ditë rrezikon ti zërë brenda.
Ndaj Valbona ka një apel për të gjithë që ta ndihmojnë me aq mundësi sa kanë për të ushqyer fëmijët