Lindja e parë e vitit 2021 është një djalë I cili ka lindur në orën 7:45 min të mëngjesit të kësaj të premte me peshën 2.9 kg. Lindja e bebit u bë me operacion si shkak I komplikimeve shëndetësore të nënës. Mjekja Dhurata Kuçi Kraja tregon se tashmë gjendja e nënës dhe bebit është normalizuar.
Ndërkohë, Ajla dhe Meri janë dy vajzat e para që erdhën në jetë 1 minutë pas ndërrimit të viteve.
Këtë vit lajmi për beben e vitit e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila njoftoi në rrjetet sociale se Ajla dhe Meri lindën një minutë pas mesnate, duke thyer “mitin” e bebes së parë, pasi të dyja kanë lindur në të njëjtën minutë.
“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri. Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”-shkruan Manastirliu.