Me dhjetra fëmijë gëzuan dhe festuan 1 qershorin, një ditë më parë në sheshin përpara bashkisë apo edhe në vende të tjera, kryesisht të asfaltuara.
Teksa në çdo moment flitet për të drejtat e fëmijëve këndet e lojrave apo parqet dedikuar të vegjëlve në Shkodër mungojnë. Kjo lulishte pas tregut valuator edhe pse e gjelbëruar nuk ka një kënd lojërash të përshtatshëm. E njëjta situata edhe në lulishten tek busti i Isa Boletinit ku përveç gjelbërimit mungojnë këndet e lojrave. Mosha e tretë kryesisht të cilët kërkojnë të pushojnë në këto pak vende të gjelbëruara shqetësohen nga fëmijet të cilët duke mos patur kënde lojërash detyrohen të shkojnë aty. Nëse hapësirat e gjelbërta janë të pakta në qytetin e Shkodrës, këndet e lojërave nuk egzistojnë për fëmijët ndonëse premtimet kanë qenë të herë pas hershme për t’i ndërtuar.