Ndryshimet e temperaturave gjatë ditëve të fundit kanë rritur numrin e virozave tek të miturit në qytetin e Shkodrës.

Shefja e shërbimit të pediatrisë pranë Spitalit Rajonal bën me dijë se ka një rritje të ndjeshme të infeksioneve virale. Sipas specialistëve, situata të tilla mund të shmangen përmes kujdesit të vazhdueshëm ndaj higjenës dhe trajtimit të temperatrurave. Fëmijët e prekur me këto viroza të stinës duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm, sidomos në ambientet e shkollave apo të kopshteve. Sipas statistikave të pediatrisë, vetëm gjatë së hënës rreth 30 fëmijë janë paraqitur për të marrë shërbimin mjekësor.

Artikulli paraprakSIRI – SULMET ME GAZ KLORI, FËMIJA PËRLOT BOTËN: A DO TË VDES?
Artikulli tjetërGJUETARËT INSPEKTORIATIT: KA GJUETI TË PALIGJSHME