Ndërkohë që në qytetin e Shkodrës po zhvillohen aktivitete për ditën ndërkombëtare të fëmijevë, realiteti është ndryshe. Dhjetra fëmije të komunitetit rom vuajnë si pasojë e mungeses së kushteve ekonomike. Paris Muharremi pjesë e komunitet rom thotë se fëmijët nuk i dërgon në shkollë prej 3 muajsh, për shkak se e ka të pamundur të përballojë shpenzimet e shkollimit.
Policia bashkiake i ka ndaluar lëvizjen me motorçikleta kjo ka bërë që jetesa e tyre të vështirësohet edhe më shumë.
Banorët e komunitetit rom jetojnë në baraka të cilët nuk plotësojnë as kushtet më minimale për jetesë. E vetmja mundësi që kanë të fituar bukën e gojës është përmes mbledhjes së kanaçeve.