Në vend të lodrave dhe argëtimit fëmijët rom në Shkodër, në këtë 1 qershor Diten nderkombetare te Femijeve përballen me kushte të vështira jetese. Një pjesë e tyre nuk shkojnë në shkollë sepse i duhet të lypin rrugëve të qytetit për të mbajtur frymën gjallë. Për dhurata në këtë 1 qershor as që bëhet fjalë për fëmijët e komunitetit rom të cilët rriten mes varfërisë dhe skamjes.
Një pjesë e fëmijëve të komunitetit rom nuk e kanë festuar asnjëherë 1 qershorin dhe nuk e dinë se sot është dita e tyre sepse tek këto familje mbizotëron lufta për mbijetesë.
Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të shkollohen ndaj bashkia e Shkodrës përmes qendrave komunitare kanë bërë takime me prindërit dhe fëmijët për t’i sensibilizuar për rëndësinë e shkollimit.
Prej vitesh familjet e komunitetit Rom jetojnë mes shumë vështirësive në barakat në hyrje të qytetit të Shkodrës por edhe disa vende të tjera periferike.