Këto sera të dëmtuara në fshatin Oblikë , janë braktisur nga pronarët e tyre . Ato janë në këtë gjendje prej afro 3 vitesh .
Gjithë të ardhurat e familjes pjesa më e madhe e fermerëve i kanë siguruar nepermjet kultivimit dhe tregtimit të perimeve në sera diellore.
Mirëpo, kohët e fundit ky biznes nuk duket të jetë më fitimprurës për ta.Kostoja e lartë e prodhimit në sera apo edhe në rastet më të këqija përmbytjet e vazhdueshme kanë detyruar një pjesë të konsiderueshme të fermeëve që të braktisin serat e të mos punojnë tokën.
Administratori i njësisë së Anës së Malit Arben Ceni thotë që pavarësisht se Fermerët kanë aplikuar disa herë për të përfituar mbështetje nga skema kombëtare e bujqësisë ato nuk kanë përfituar asnjë qindarkë subvencione.
Nga 1500 hektar sipërfaqe tokë bujqësore që mbulon Ana e Malit mbi 50 përqind e tokës ka dalë jashtë funksionit.
Për kryetarin e fshatit Obot shpëtimi i vetëm I këtyre banorëvë është që shteti ti japë subvencione dhe ti dëmshpërblejë për dëmet
Zona e Anës së Malit njihet per resurse te shumta, duke nisur nga kulturat bujqesore, e deri tek tradita e artizanatit. Por nuk ka patur shume mundesi promovimi te ketyre vlerave sepse në vitet e fundit me se shumti eshte njohur per shkak te permbytjeve te njepasnjeshme.