Besimtarët e krishterë të Shkodres dhe mbarë botës festojne Lindjen e Krishtit.

Në të gjitha kishat e krishtera në Shkodër kanë nisur ceremonitë për meshën e shenjtë me rastin e lindjes se Krishtit ndërsa besimtarë të shumtë kanë mbushur këto kisha për të festuar këtë festë të shenjtë.Star Plus TV përcjell live meshën e shenjtë nga Katedralja e” Shën Shtjefnit “dhe nga disa kisha tjera nw Shkodër e Vau Dejës.

Krishtlindja ( “Kërshëndellat” apo shkurt “Kshnellat” ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit. Në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.

Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e Re . Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbar bota krishtere apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes. Te gjithe festojne si te varfurit the te pasurit duke u beren humanitar edhe duke ndihmuar.

Artikulli paraprakVENDIMET E SOTME TE QEVERISE,AMNISTIA,SHPERBLIMI PER PENSIONISTET ,BURSA,ZGJATJE PUSHIMESH
Artikulli tjetërKAMIONI PËRPLASET ME TRAJLERIN, PLAGOSET RËNDË NJËRI NGA DREJTUESIT